Sport

Infantino: Ditë e errët për futbollin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se e shtuna ishte një “ditë e errët” e futbollit, pas vdekjes së të paktën 125 personave në tragjedinë në ndeshjen e futbollit në Indonezi. Rreth 180 persona janë lënduar po ashtu, pas humbjes së Arema Fc nga rivali, Persebaya Surabaya në East Java, të shtunën.

Përplasja tragjike ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi”, ka thënë Infantino, shkruan BBC. “Kjo është ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi e madhe”. Derisa paniku po përhapej në stadiumin “Kanjuruhuan” në Malang, mijëra tifozë u nisën drejt daljeve. Shumë prej tyre vdiqën. FIFA ka thënë se asnjë lloj gazi për kontrollimin e turmës nuk duhet të merret apo përdorët nga pjesëtarët e sigurimit apo policët në ndeshje. “Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e personave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik”, ka thënë tutje Infantino.