Policia indoneziane e ka shtyrë ndeshjen e përsëritur të takimit që përfundoi me një prej fatkeqësive më të mëdha në stadiume.
Zhvillimi i duelit të përsëritur është shtyrë për shkak të frikës së një tjetër përplasjeje mes tifozëve.
Në tetor, 135 persona humbën jetën pas një përplasjeje në duelin mes klubeve indoneziane, Arema FC dhe Persebaya Surabaya.
Ndeshja e ardhshme e ligës është dashur të luhej në dyer të mbyllura të dielën, më 5 mars.
Por një zyrtar i policisë ka thënë se tifozët që kanë histori të madhe rivaliteti, kanë qenë faktor për shtyrjen e kësaj loje.
Edhe
Ndeshja e futbollit që u kthye në tragjedi
Ky ballafaqim nuk mund të luhet në Surabaya për shkak të punimeve në stadium.
Raporti zyrtar tregoi se përdorimi i gazit lotsjellës nga policia indoneziane ka ndezur turmën, pavarësisht se gazi lotsjellës është i ndaluar nga FIFA për kontrollimin e turmave.