Sport

Bashkimi mposht Rahovecin

Skuadra e Bashkimit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën, Bashkimi e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së katërt. Dueli i luajtur në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, është mbyllur me shifrat 84:79.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, me ekipet që nuk arrinin të shkëputeshin.

Çereku i parë, u mbyll në favor të Rahovecit (20:22), që për një nuancë ishte më i mirë dhe shkoi në pushim me shtatë pikë epërsi 36:43. Bashkimi e nisi furishëm çerekun e tretë, që u mbyll me shifrat 66:57. Në periudhën e katërt, Rahoveci u mundua, por nuk arriti ta evitojë humbjen e tretë rresht në katër ndeshje të luajtura deri më tani.

Altin Morina me 22 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Bashkimi, ndërsa te Rahoveci më efikasi ishte Musab Mala (18).