Sport

Rusia i çon ftesë për ushtri kampionit më shtatlartë që ka njohur boksi

Gjiganti i boksit Nikolai Valuev (49), i njohur si kampioni botëror më i gjatë (213 cm) dhe më i rëndë (150 kg) në historinë e boksit, ka marrë ftesë për t'u bashkuar me forcat e armatosura ruse, ka shkruar të enjten “Daily Mail”.

Më 21 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm, duke shpjeguar se ky vendim synon të mbrojë Rusinë.

Tash në mesin e të rekrutuarve do të jetë edhe kampioni i famshëm i boksit.

Pas daljes në pension në vitin 2009, Valev hyri në politikë dhe iu bashkua parlamentit rus më 2011 si anëtar i partisë që mbështet Putinit “Rusia e Bashkuar”.

Për të duhej bërë një karrige e posaçme në në parlament, pasi kishte probleme serioze me kockat dhe kyçet. Ai u detyrua të bëjë dy operacione, por kjo nuk e pengoi ushtrinë e Putinit ta thërriste atë.

Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, ai tha se i është dorëzuar thirrja derisa ishte në Donbass, në Ukrainën lindore dhe se do të shkojë në zyrën ushtarake javën e ardhshme për të kryer procedurat.

Ai ishte dy herë kampion i botës në periudhën 2005-2009 në versionin WBA.

Në fakt, urdhri Putinit për mobilizimin e të paktën 300 mijë vetave ka hasur në rezistencë të madhe. Shumë rusë ua kanë mësyrë pikave kufitare për t’u larguar nga vendi. Po ashtu janë organizuar shumë protesta, por ato janë shtypur nga forcat e Kremlinit.