Sport

Tottenhami në garë për Oblakun

Pas Manchester Unitedit, edhe një ekip tjetër nga Anglia është futur në garë për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak. “The Sun” shkruan të enjten se Tottenhami ka shprehur interesim për sllovenin, i cili mund të largohet nga klubi spanjoll në fund të këtij sezoni.

Oblak po shihet si përforcim i rëndësishëm për Tottenhamin, ekip që është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij. 29-vjeçari është pjesë e Atletico Madridit prej vitit 2014 dhe është ndër portierët më të vlerësuar në Evropë.

Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028, kurse këtë sezon ka gjashtë paraqitje në të gjitha garat.