Cristiano Ronaldo ka qenë afër të transferohej te një klub i Arabisë Saudite, emri i të cilit nuk ishte bërë i ditur në fillim.
Megjithatë, ka qenë skuadra Al-Hilal ajo e cila ishte e gatshme të shpenzonte 235 milionë euro për transferimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë e tillë është pranuar nga presidenti i klubit, Fahad ben Nafe.
“Po, kemi negociuar me Ronaldon. Al-Hilal është në gjendje të transferojë të gjithë yjet e botës”, ka thënë presidenti i klubit për kanalin “Thamanya” në Youtube.
Por, problemi ka qenë se skuadra e Al-Hilalit ishte e dënuar nga një vendim i CAS-it, për parregullsi në transferime.
Dënimin CAS-i ia kishte kumtuar në muajin maj.