Luka Modriq është kthyer te klubi i tij, Real Madrid, por i lënduar.
Kapiteni i Kroacisë luajti për 90 minuta në të dyja ndeshjet e Kroacisë në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës dhe Austrisë. Të dyja ndeshjet i fituan kroatët.
37-vjeçari pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për një javë, ka shkruar të mërkurën “Diario AS”.
Ai pritet të mungojë në ndeshjet kundër Osasunas dhe Shakhtar Donetskut, por mund të jetë i gatshëm për “El Clasicon” kundër Barcelonës.