Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka thënë se ekipi i tij tregoi lojë të mirë ndaj Dritës, ndeshje kjo që përfundoi pa gola të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas Munishit, si Prishtina ashtu edhe Drita u treguan maksimalisht të kujdesshme në këtë derbi.
Ai tha se Prishtinës i mungoi pasimi i fundit para portës, por shtoi se ekipi i tij do të vazhdojë të luftojë dhe të tregojë ndeshje të mira deri në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drita ka ekip shumë të fortë, e kemi ditur kënd e kemi përball. Ishte një ndeshje si një përballje shahu dhe pritej vetëm një gol nga dy ekipet për të përfunduar takimi. Po na mungon pasimi i fundit para portës. Duhet ende të punojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i kënaqur me atë që kemi treguar deri më tani”, tha Munishi.