Me brohorima e fërshëllima nga tifozët shqiptarë janë përcjellë futbollistët e kombëtares shqiptare në futboll, pasi barazuan 1:1 me Islandën në ndeshjen e fundit të edicionit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë pësuan gol në sekondat e fundit, për të mbyllur ndeshjen baras ndaj Islandës që ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 11-të.
Pas rezultatit zhgënjyes futbollistët shkuan në drejtim të tifozëve, por nuk u mirëpritën. Ata madje raportohet se ua kanë kthyer edhe fanellat.
Shqipëria nga katër ndeshje, me Izraelin dhe Islandën, ka marrë vetëm dy pikë.