Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se kryetari aktual i këtij institucioni, Agim Ademi, nuk e njeh futbollin.
Ai të dielën në emisionin “Sporti total” në KTV, tha se Ademi ka gabuar në shumëçka, përfshirë edhe me shkarkimin e seleksionuesit Bernard Challandes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se Federata humbi 300 mijë euro nga ky shkarkim.
“Unë kam qenë kundër,, sepse mbi 300 mijë euro i ka humbur Federata vetëm pse ia ka ndërprerë kontratën Bernard Challandesit. Jemi ngutur për gjashtë muaj, por kur dëshiron të shitësh mend e nuk e njeh futbollin, ndodhë kjo”, ka thënë ai.
Salihu për shumë vite ishte pjesë e FFK-së dhe kontribuoi në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.