Sport

Anglia nuk ka shënuar gol nga loja, e rivalizon San Marinon

Anglia është njëra prej dy përfaqësueseve të vetme në edicionin 2022/2023 të Ligës së Kombeve që nuk ka shënuar gol, pa llogaritur këtu penalltitë.

Pos Anglisë gol nga loja nuk ka shënuar vetëm edhe San Marino.

Anglia të premten pësoi 1:0 nga Italia dhe bie në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në pesë ndeshjet e deritashme, Anglia ka shënuar vetëm një gol. Harry Kane kishte realizuar nga penalltia në minutën e 88-të në barazimin 1:1 me Gjermaninë, më 7 qershor.

Kanë kaluar më shumë se shtatë orë lojë prej se Anglia e ka shënuar golin e fundit nga loja e hapur.