Sport

Gjeorgjia mposht Maqedoninë e Veriut dhe siguron kalimin në Ligën B

 

Sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia po e vazhdon shkëlqimin. Ai të premten mbrëma udhëhoqi Gjeorgjinë që fitoi 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Me këtë fitore, Gjeorgjia ka siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në edicionin e ardhshëm Gjeorgjia do të garojë në Ligën B.

Gjeorgjia kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 35-të. Ylli i ri i Napolit, Kvaratskhelia dërgoi topin para portës, ndërsa Bojan Miovski realizoi autogol.