Përfaqësuesja e Kosovës po mbanë stërvitjen e parë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Për ndeshjet e këtij muaji, përzgjedhësi Alain Giresse nuk mund të llogaritë në tre lojtarë të lënduar, Mërgim Vojvodën, Leart Paqaradën e Shkëlqim Vladin.
Mungesa e tyre është konfirmuar nga menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, ndërsa mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ftohet ndonjë lojtar tjetër.
Në stërvitjen e parë, janë të pranishëm 11 futbollistë, pasi pjesa tjetër e lojtarëve ka mbetur në hotel për rigjenerim për shkak të ndeshjeve që i kanë pasur të dielën me ekipet tyre.
Të pranishëm në stërvitje janë Vedat Muriqi, Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina, Betim Fazliji, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rrudhani, Samir Ujkani e Visar Bekaj.