Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet sërish në Pragë pasi rreth 30 minuta gjatë fluturimit për në Prishtinë ka pësuar dëmtim.
"Të gjithë jemi mirë, kjo është tashmë më e rëndësishmja, por ishte rrezik. 30 minuta pasi u nisëm, në ajër aeroplani u dëmtua, saktësishtë xhami i pilotit pësoi krisje. Gjatë fluturimit nuk na thanë se është rrezik, por kur ateruam na u tha e kundërta", ka rrefyer për KOHËN njëri prej anëtarëve të klubit në kushte anonimiteti pak çaste pas aterimit në Pragë.
Ballkani në Pragë të enjten zhvilloi ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Konferencës. Humbi nga Slavia e Pragës me rezultatin 3:2.
-
Ballkani arrin në Prishtinë: Ngjarja mund të përfundonte me fatalitet
-
Daja thotë se mungesat ndikuan në humbjen nga Plzeni
-
Daja thotë se Ballkani do të rikthehet pas humbjes nga Llapi
-
Fluturimi që mund të kishte fund tragjik
-
Daja kërkon përkrahjen e publikut për një “çmenduri tjetër” në Ligën e Konferencës