Sport

Rashica drejt Galatasarayt

Milot Rashica do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë. Gazeta e madhe turke, Fanatik, ka shkruar të mërkurën pasdite se Galatasaray tashmë ka arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

Rashica është ende pjesë e Norwich Cityt, skuadrës së kategorisë së dytë angleze. Por nuk ka luajtur së fundi.

Galatasaray është prej skuadrave më të mëdha turke.

Sipas “Milliyet”, Rashica të enjten do të jetë në Stamboll. Ai do të huazohet nga skuadra angleze, ndërsa Galatasaray nuk do të paguaj për angazhimin e tij.