Sport

Eurobasket, Donçiq dhuron spektakël në fitoren e Sllovenisë

Luka Donçiq është një prej basketbollistëve më të mirë në botë që luan në NBA me Dallas Mavericks.

Aftësitë e tij të jashtëzakonshme që ka në basketboll nuk ka hezituar t’i shfaq as në Kampionatin Evropian të basketbollit që po zhvillohet në qytete të ndryshme evropiane.

23-vjeçari ishte meritori kryesor që Sllovenia arriti fitoren e dytë në Eurobasket pas dy ndeshjeve të shtunën, pasi mposhti Hungarinë 103:88.

Donçiq realizoi 20 pikë, më së shumti në ndeshje, regjistroi shtatë kërcime e shtatë asistime.

Por momenti më viral i ndeshjes ishte në minutat e para, kur Donçiq i futi topin mes këmbëve kundërshtarit dhe më pas asistoi te bashkëlojtari i tij për një “alley-oop” mbresëlënës.