Malisheva fiton udhëtimin e vështirë te Trepça ’89

Malisheva fiton udhëtimin e vështirë te Trepça ’89
Malisheva ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Të shtunën, Malisheva fitoi me rezultatin 3:2.
Medin Bajrami shënoi i pari për epërsinë e mysafirëve në minutën e 24-të.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Christian Mba i vendësve i barazoi shifrat. Ishte goli i tij i katërt sezonal.
Alush Gavazaj në pjesën e dytë shënoi dy herë, në minutën e 54-rt dhe të 68-të, për epërsinë 3:1 të skuadrës malishevase.
Deri në fund të ndeshjes, mitrovicasit arritën vetëm ta ngushtonin epërsinë në 3:2 me Erdin Dushin në minutën e 86-të, por gola nuk pati më.
Malisheva në katër ndeshje të luajtura ka gjashtë pikë, ndërsa Trepça ’89 pëson disfatën e dytë krahas dy barazimeve dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.
Në xhiron e ardhshme, Trepça ’89 udhëton te Drenica, ndërsa Malisheva luan në shtëpi kundër Dukagjinit.
Trepça ’89 ngushton epërsinë
Trepça ’89 ka ngushtuar epërsinë në takimin ndaj Malishevës.
Në minutën e 86-të, Samir Sahiti harkoi në zonë dhe e gjeti Erdin Dushin që shënoi nga afërsia.
Rezultati aktualisht në “Riza Lushta” të Mitrovicës është 3:2.
Gavazaj shënon tjetër gol
Alush Gavazaj ka shënuar tjetër gol për skuadrën e Malishevës në udhëtim te Trepça ’89.
Gavazaj në minutën e 68-të realizoi në portën e mitrovicasve nga afërsia dhe tani Malisheva po udhëheqë në stadiumin “Riza Lushta” me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.
Malisheva sërish në epërsi ndaj Trepçës ’89
Malisheva ka kthyer sërish epërsinë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89.
Golin për 2:1 në të mirë të Malishevës e shënoi Alush Gavazaj.
Gavazaj me vollej-gjuajtje e mposhti portierin e mitrovicasve nga distanca në minutën e 54-t.
Bajrami shënon për Malishevën
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Trepçës ’89.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
‘89shi pati më shumë nga loja, por golit iu gëzuan mysafirët.
Medin Bajrami shënoi me kokë nga afërsia për epërsinë e malishevasve në minutën e 24-t.
Për Bajramin ishte goli i parë me këtë skuadër. Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

76ers mposht Dallasin, ia zbeh gjasat për plejof

Marinica: Tifozët e Malawit bënin tifo për Egjiptin

Tjetër lëndim për Ibrahimoviqin

Jasin Ferati synon të bëhet pjesë e Formula 1

Me Griezmannin në formë, Atletico është ekipi më kërcënues në Spanjë

Surfisti 90-vjeçar nga Japonia po e mahnit gjithë botën

Hodgson, 75-vjeçar, i vendosur ta mbajë Palacen në Premier League

Michel der Zakarian ringjall Montpellierin në Francë

Guendogani mohon marrëveshjen me Barcelonën
Shtohet konkurrenca për Konen

Chelsea kërkon 70 milionë për Mountin
