Pas Barcelonës edhe Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, portugezin Bernardo Silva.
“The Times” ka raportuar të enjten se Parisi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Cityt për Bernardon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se për transferimin e tij, PSG-ja ka ofruar 70 milionë euro. Bernardo është i gatshëm të largohet nga City, por ekipi anglez po kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.
Më herët ishte raportuar se ai kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por te Parisi po shpresojnë ta bindin Cityn për ta lënë 28-vjeçarin ta vazhdojë karrierën në Francë.
Bernardo ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.