Sport

Rangers – PSV, dueli interesant mbyllet baras 2:2

Rangersi dhe PSV-ja kanë luajtur baras 2:2, në ndeshjen e parë të plejofti të Ligës së Kampionëve. Përballja interesante u zhvillua të martën mbrëma në stadiumin “Ibrox” në Glasgow.

PSV-ja kaloi e para në epërsië me golin e Ibrahim Sangares në minutën e 37-të. Antonio Çolak barazoi rezultatin në 1:1, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Ekipi skocez shënoi edhe golin e dytë. Tom Lawrence realizoi në minutën e 70-të.

Por, ekipi holandez ia doli që të dal i pamposhtur duke barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 78-të.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Holandë. Skuadra fituese e siguron kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023.

Golat: 

https://clip.dubz.co/v/8r32h6

https://clip.dubz.co/v/tb0zm3