Bayern Munichu nuk ka gabuar ndaj Wolfsburgut as në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në Bundesligë.
Bavarezët të dielën arritën fitore me rezultatin 2:0.
Sadio Manes iu anulua një gol në minutën e 20-të për pozitë jashtë loje.
Por, shënimi i Jamal Musialas ishte i rregullt 13-të minuta më vonë.
Për 2:0 u përkujdes veterani i skuadrës, Thomas Muller, një minutë para se skuadrat të shkonin në pushim.
Në fakt, ky doli të jetë edhe goli i fundit në këtë ballafaqim, pasi Manes iu anulua edhe goli i minutës së 73-të.
Në tabelë, Bayerni prinë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Gjashtë pikë ka edhe Dortmundi por ka goldallim më të dobët.
Wolfsburgu është në pjesën e poshtme të tabelës pas dy ndeshjeve të para. Ka vetëm një pikë.