Elbasan Rashani me Clermontin ka shënuar fitore në elitën e futbollit të Francës ndaj skuadrës së Arbër Zenelit, Reimsit.
Clermonti të dielën e fitoi ndeshjen e xhiros së dytë në udhëtim te Reimsi me rikthim të rezultatit, 4:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 64-të, kurse reprezentuesi tjetër i Kosovës, Zeneli, ishte në bankën rezervë, por nuk u inkuadrua në lojë.
Reimsi nga minuta e 47-të luajti me një lojtar më pak në fushë pasi direkt me të kuq u ndëshkua mbrojtësi Emmanuel Agbadou.
Clermonti pas dy ndeshjeve e ka një fitore e një disfatë.
Reimsi e pësoi disfatën e dytë sezonale dhe është në pozitën e fundit. Ka shënuar tri gola dhe ka pësuar tetë sosh.