Sport

Volejboll, Kosova U19 siguron pozitën e gjashtë në Ballkanik

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në volejboll (femrat), ka siguruar pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Mioveni të Rumanisë.

Kosova U19 të shtunën mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0 në sete.

Setin e parë, “Dardanet” e fituan me rezultatin 25:21. Seti i dytë përfundoi 25:22, ndërsa seti i tretë ishte plotësisht i dominuar nga Përfaqësuesja e Kosovës, të cilin e fitoi 25:15.

Kosova tani do të luajë për pozitën e pestë, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

Ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Bullgarisë, të dielën në orën 10:00.