Nottingham Foresti po kërkon edhe transferimin e 13-të këtë verë, pasi po synon edhe mesfushorin Tieomue Bakayoko, njofton “Daily Mail”.
Bëhet e ditur se Nottinghami ka nisur negociatat me Chelsean për mesfushorin, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBakayoko ishte huazuar për dy vjet te Milani, por ekipi italian ka vendosur të mos e mbajë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Për transferimin e 27-vjeçarit, Nottinghami është i gatshëm të ofrojë mbi 10 milionë euro.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa ka luajtur edhe te Napoli e Monaco.