Sport

“Katari 2022” fillon një ditë më herët, më 20 nëntor

Katar 2022

Kupa e Botës në futboll “Katar 2022” do të nisë një ditë më herët se që është planifikuar, pra më 20 nëntor, me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit, raporton BBC.

Ndeshja ishte paraparë të luhej më 21 nëntor dhe të ishte ndeshja e tretë, ndërsa ndeshja hapëse ishte paraparë ajo mes Senegalit dhe Holandës.

Mirëpo, është propozuar që ndeshja mes Katarit dhe Ekuadorit të luhet një ditë më herët dhe nikoqiri, sikur zakonisht, ta hapë ngjarjen e madhe.

Propozimi i ka pasuar diskutimeve me Katarin dhe Ekuadorin dhe është marrë vendimi.

Katari e Ekuadori janë në Grupin A, së bashku me Holandën e Senegalin.