Sport

Andi Zeqiri shënon golin e parë me Baselin

Descriptive Text

Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Baselit. Skuadra zvicerane po përballet me Brondbyn në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Baseli është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë. Zeqiri shënoi me kokë golin e dytë për ekipin zviceran në kohën shtesë të pjesës së parë.

Kjo është ndeshja e tretë e Andi Zeqirit te Baseli që nga huazimi i tij nga skuadra e Premier Leagues, Brightoni. Ndeshjen e parë, Baseli e ka humbur nga Brondby 1:0.

Goli i Zeqirit: