Ballkani është nisur të martën drejt Ishujve Faroe. Ekipi i Ballkanit udhëtimin drejt Ishujve Faroe e ka marrë nga Prishtina.
Ndalesën e parë kampioni i Kosovës do ta ketë në Kopenhagë të Danimarkës, ka njoftuar të martën për KOHËN zëdhënësi i klubit, Jetullah Kuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga Suhareka të mërkurën në mëngjes nga Danimarka do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndaj Klaksvikut.
Kjo përballje do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00.
Ndeshja e parë e luajtur javën e shkuar në Prishtinë përfundoi me fitore të Ballkanit 3:2.