Sport

Wolvesi transferon Guedesin

Wolverhamptoni ka kompletuar transferimin e sulmuesit të krahut, portugezit Gonçalo Guedes.

Guedes te Wolvesi është transferuar nga Valencia dhe me ekipin anglez ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë bërë të ditura, por mediumet angleze kanë raportuar të martën se Wolvesi ka paguar 40 milionë euro për Guedesin.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Valencias prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica.

Sezonin e shkuar, Guedes ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Valencia, me 13 gola e 6 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.