Sport

Dortmundi prezanton Modesten

Anthony Modeste - Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me futbollistin francez, Anthony Modeste. Dortmundi është detyruar ta trasnferoj 34-vjeçarin në mungesë të Sebastien Hallerit, i cili ka telashe shëndetësore.

Modeste është ndarë i kënaqur që i është bashkuar Dortmundit nga Koeln.

“I jam mirënjohës Koelnit për kohën e mrekullueshme dhe të suksesshme. Megjithatë, tani kam vendosur të ndryshoj. Në këtë moshë, Dortmundi ma mundëson paraqitjen në Ligën e Kampionëve dhe unë dua ta dëshmoj veten në nivelin më të lartë. Jam i emocionuar për këtë mundësi dhe premtoj se do të jap gjithçka për suksesin e ekipit”, ka thënë Modeste për faqen e klubit. Edhe te klubi i Dortmundit presin paraqitje të mirë nga Modeste.