Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur për mungesën e mesfushorit Kushtrim Gashi në ndeshjen ndaj Zhalgirisit. Gashi, njëri prej lojtarëve të rëndësishëm të Ballkanit, nuk ishte fare i grumbulluar për ndeshjen e së martës mbrëma. Daja ka lënë të kuptohet se Gashi nuk është i kënaqur me hapësirën në skuadër.
“Në një ekip janë prezente këto gjëra, sidomos kur është periudhë merkatoje. Ne nuk e mohojmë asnjëherë kontributin e Gashit te Ballkani. Ai megjithatë ka pasur minutazhë të vogël prej janarit e tutje për shkak të dëmtimeve”, ka theksuar Daja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Gashi nuk ka shfaqur atë që pritej në një miqësore në të cilën startoi.
“Emërllahu ishte lojtari më i mirë në fushë dhe luajti në pozitën e Gashit. Lojtarët nuk e kanë të garantuar vendin e titullarit”, ka shtuar Daja.
Sipas tij, “një lojtar me përvojë si Gashi duhej të dilte në këtë ndeshje mbi interesin personal”.