Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë se ka pritur që ekipi tij të ketë probleme në ndeshjen ndaj Dritës, të cilën e humbi 1:0.
Ai ka thënë se lojtarët e tij nuk janë në gjendjen më të mirë fizike.
“Nuk kam pasur asnjëherë probleme me gjyqtarët. Të vetmen gjë që kam thënë është që të na lejojnë të luajmë lojë efektive. Nuk kam asgjë me gjyqtarët, por ajo që është evidente është se lojtarët kryesorë të Ballkanit nuk janë në gjendjen më të mirë. Kjo u vu re, sepse me kaq shumë probleme bie edhe niveli. Besoj se me përmirësimin e gjendjes fizike, nuk do të mungojnë rezultatet. Jemi kryesues dhe do të vazhdojmë të nxjerrim konkluzionet tona për këtë humbje. Ndoshta edhe pritej ky rezultat duke ditur gjendjen fizike”, ka thënë Daja.
Ballkani vijon të jetë lider në Superligë. Ka katër pikë më shumë se Llapi, që ka një ndeshjen më pak e të cilën e zhvillon nesër ndaj Fushë Kosovës.