Sport

Çerekfinalisti i Wimbledonit akuzohet se rrahu ish-të dashurën e tij

 

Ylli i tenisit, Nick Kyrgios, do të përballet me gjykatën muajin e ardhshëm në kryeqytetin australian, Canberra, pasi dyshohet se kishte rrahur ish-të dashurën e tij në fund të vitit të kaluar, shkruan CNN.

Avokati Jason Moffett, i cili thuhet se përfaqëson Kyrgiosin, tha se ai ishte informuar për këtë çështje, e cila ishte "në kontekstin e një marrëdhënieje familjare". Moffett shtoi se klienti i tij është në dijeni të akuzës.