Menjëherë pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, Paris Saint-Germaini e ka prezantuar trajnerin e ri. Christophe Galtier do ta marrë drejtimin e kampionit të Francës.
Galtier, i cili nuk ka drejtuar ndonjë skuadër të madhe, është prezantuar nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, të martën, përmes një konference për shtyp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri francez ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e 2024-s.
Galtier së fundmi drejtoi Nicen, të cilën e kualifikoi në garat evropiane.
Ai drejtoi edhe Lillen për katër vjet dhe u shpall kampion i Ligue 1 në sezonin 2020/21.
55-vjeçari për tetë vjet ishte trajner i Saint-Etiennes.
Nuk ka drejtuar skuadra jashtë Francës.