Sport

Bayerni pas Osimhenit

Bayern Munichu është në kërkim të një sulmuesi të ri. Me Robert Lewandowskin që synon të largohet këtë verë kampioni gjerman është duke e kërkuar zëvendësuesin e polakut.

“Corriere dello Sport” raporton se “bavarezët” janë të gatshëm të nisin negociatat me Napolin për sulmuesin Victor Osmhen.

23-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga drejtuesit e klubit gjerman.

Napoli për të liruar sulmuesin po kërkon 120 milionë euro dëmshperblin.

“Bavarezët” po shpresojnë të arrijnë marrëveshje me ekipin italian për rreth 100 milionë euro.