Sport

Unitedi tenton transferimin e De Vrijit

Manchester Unitedi është në kërkim të një qendërmbrojtësi për edicionin e ri.

Është trajneri Erik ten Hag që ka kërkuar nga krerët e klubit që të sjellin një mbrojtës në afatin kalimtar të verës.

“The Sun” ka bërë të ditur se Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij.

Holandezi pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri i “Djajve të Kuq”.

30-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj ekipi anglez për ta transferuar holandezin.