Sport

Ylli e kthen Bunjakun

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Bunjaku, sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, do ta bartë fanellën e Golden Eagle Ylli.

Fundori është zyrtarizuar të premten dhe me kampionin ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Bunjaku sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit kurse për Yllin ka luajtur për dy sezone më herët dhe ka një titull kampioni të fituar.

Para Bunjakut, Ylli ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Gëzim Morinën e Ardit Pepajn.