Skuadra e Dritës e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës përgatitore që po e kryen në Ohër para ndeshjeve evropiane për sezonin e ri. Drita të mërkurën ka triumfuar ndaj ekipit Struga Trim Lum me rezultatin 3:1, ka njoftuar ekipi kosovar në Facebook.
Golat për fitoren e Dritës në këtë përballje, i shënuan Hamdi Namani, Ardian Limani e Marko Simonovski.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Dritën, kjo ishte fitorja e dytë në tri ndeshje miqësore të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve. Para Strugës, Drita e mposhti Ballkanin 1:0 kurse barazoi 2:2 ndaj Makedonija Gjorçe Petrov.