Sport

Fulhami afër zyrtarizimit të Strakoshës

Fulhami është afër transferimit të portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

Strakosha pritet t’i bashkohet skuadrës së Premier Leagues së Anglisë si futbollist i lirë.

27-vjeçari ka qenë në kontakt me skuadrën nga Londra tash e disa javë.

Reprezentuesi i Shqipërisë është pa kontratë aktualisht dhe dëshiron ta testojë veten në Angli.

“SunSport” ka shkruar të enjten, se ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Fulhamin, me pagë vjetore prej 1 milion funte në vit.

Për Strakoshën, interesim kishte shprehur edhe Southamptoni.