Volejbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Dhurata Sylejmani është kthyer në klubin Fer Volley.
Ekipi nga Ferizaj, të enjten e ka zyrtarizuar Sylejmanin për sezonin e ri.
Sylejmani edhe vitin e shkuar kishte firmosur me KV Fer Volley, por klubi e liroi për ta vazhduar karrierën në Hungari, te ekipi DVTK. Tani, Sylejmani është kthyer për ta vazhduar punën që e kishte lënë vitin e shkuar te Fer Volley, përkundër ofertave tjera. Me Sylejmanin në ekip, Fer Volley ka paralajmëruar se sezonin e ri do të luftojë për titullin e kampionit.
“Fer Volley dhe Dhurata sot kanë finalizuar marrëveshjen për një sezon. Dhurata pjesë e pa ndashme e kombëtares A të Kosovës armë shtesë për klubin tonë që këtë vit synim kryesor e ka kampionatin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ekipit nga Ferizaj.