Drejtori sportiv i Lazios, Ilgi Tare, dëshiron të shesë disa prej futbollistëve për të krijuar një buxhet për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.
Sipas “Calciomercatos” të premten, në mesin e lojtarëve që do të shiten gjatë kësaj vere është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Tare është në bisedime të avancuara me Mallorcan, ekip ku Muriqi u huazua për gjashtë muaj edicionin që lamë pas.
Tare për ta liruar Muriqin po kërkon të paktën 10 milionë euro dëmshpërblim dhe bonuse shtesë.
Edhe klubi spanjoll është i interesuar ta blejë kartonin e lojtarit që pati paraqitje të mira në La Liga.