Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beçiragiq, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për titullin e fituar, ndërsa dha sinjale se do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës suharekase.
Ylli fitoi 70:64 të enjten mbrëma dhe iu gëzua titullit të dytë rresht në histori të klubit në basketbollin kosovar.
“Faleminderit për urimet. Ishte një sezon shumë më i vështirë sesa vjet. Bashkimi kishte skuadër që mund të vinte në finale. Gjashtë apo shtatë skuadra ishin të forta. Më gëzon fakti që ishte finalja e gjashtë, dhe i kemi fituar pesë. Shyqyr Zotit”, tha fillimisht trajneri i suharekasve.
“Kam kontratë, por kam edhe 15-të ditë për ta shqyrtuar. Por, nuk shoh arsye momentalisht për t’u tërhequr. Dua t’i falënderoj tifozët pasi e kanë bërë finalen shumë të bukur. Kjo finale ishte shumë më e bukur, vetëm falë njerëzve të Mitrovicës dhe Suharekës”, ka thënë trajneri Beçiragiq pas ndeshjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.