Sport

Hapet procedurë disiplinore ndaj Dritës, Llapit dhe Vushtrrisë

 

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Dritës, Llapit dhe Vushtrrisë. Shkak janë bërë tifozët e tyre.

Në raportin e KG-së thuhet se si tifozët e Dritës ashtu edhe ata të Llapit kanë shkaktuar dëme në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë hedhjes së fishekzjarrëve në finalen e luajtur në mes të Dritës dhe Llapit.