Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong qëndron te Barcelona

Mesfushori Frenkie de Jong ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, njofton “Mundo Deportivo” të martën.

Holandezi ka insistuar se do të jetë pjesë e Barcelonës edhe sezonin e ri, duke u dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. Kohët e fundit është raportuar se De Jong do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Manchester Unitedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Preferoj të qëndroj te Barcelona, pasi është klubi që gjithmonë kam ëndërruar të luaj. Asnjëherë nuk jam penduar për zgjedhjen time dhe jam shumë i lumtur te Barça”, ka thënë De Jong. 25-vjeçari është pjesë e Barcelonës prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.