UEFA ka sqaruar se përse ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpoolit, nuk nisi në kohën e planifikuar, por u shty për 35 minuta.
Sipas njoftimit, pengesat kah hyrja për tifozët e Liverpoolit u bllokua për shkak se mijëra tifozë me bileta false kishin tentuar të hynin e kjo s’u lejohej.
“Kjo krijoi turma të mëdha tifozësh që tentonin të hynin. Si pasojë, fillimi u shty për 35 minuta që t’u lejohej sa më shumë fansave me bileta origjinale të hynin. Numri i tifozëve jashtë vazhdoi të rritej. Policia i shpërndau duke përdorur edhe gazin lotsjellës. UEFA-s i vjen keq për ata që janë prekur nga këto ngjarje dhe do t’i vlerësojë çështjet bashkë me Policinë dhe autoritetet franceze si dhe me Federatën e Futbollit Francez”, thuhet në njoftim.
Reali triumfoi në finale 1:0 me golin e vetëm të Vinicius Juniorit.