Sport

Tottenhami do të bëjë ofertë për Bastonin

Tottenhami dëshiron t’i bëjë ofertë zyrtare në skuadrës së Interit për qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni këtë vikend, ka shkruar të premten mediumi “Football Insider”.

23-vjeçari është mësuar të luajë në sistemin me tre mbrojtës, ashtu siç bën tek Interi.

Për shkak të këtyre statistikave, trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, dëshiron që futbollistin ta ketë në skuadër.

Bastoni sivjet ka zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha garat. Ka një gol të shënuar e tri asistime.