Roma ka parakaluar Interin në garën për transferimin e Paulo Dybalas, të cilit muajin tjetër i skadon kontrata me Juventusin.
Në fakt, Roma po vlerësohet si favorite për transferimin falas të Dybalas, ka raportuar të premten “Tuttomercatoëeb”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Roma i ka ofruar sulmuesit pagë më të lartë se Interi dhe i ka premtuar fanellën me numrin dhjetë.
Krerët e Romës i kanë ofruar Dybalas pagë vjetore deri në nëntë milionë euro, si dhe i kanë premtuar fanellën me numrin dhjetë.
Ndërsa, oferta e Interit për 28-vjeçarin është shtatë milionë euro në vit. Dybala ka qenë pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe sezonin e fundit në Torino shënoi 15 gola.