Sport

Napoli transferon Oliveran dhe Anguissan

Descriptive Text

Napoli e ka gjetur zëvendësuesin e Faouzi Ghoulamit.

Napolitanët të enjten e kanë zyrtarizuar transferimin e Mathias Oliveras. 24-vjeçari nga Uruguai, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, ka qenë pjesë e Getafes në Spanjë që nga viti 2017.

Ai i kompletoi testet mjekësore të martën, ndërsa u zyrtarizua të enjten. Napoli do të duhet të paguajë 15 milionë euro për transferimin e Oliveras, sipas mediave italiane.

Po të enjten skuadra napolitane ka zyrtarizuar edhe transferimin e plotë të mesfushorit Andre Frank Zambo Anguissa nga Fulhami anglez.

26-vjeçari nga Kameruni luajti 30 ndeshje për Napolin si i huazuar dhe pati dy asistime.

Skuadra napolitane përfundoi në vendin e tretë këtë edicion në Serie A.

Anguissa iu bashkua Fulhamit nga Marseille në vitin 2018 dhe pati 66 paraqitje.

Edicionin 2019-20 e kaloi i huazuar te Villarreali, para se të kthehej sërish në Fulham.