Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, do të jetë futbollist i skuadrës së Paris Saint-Germainit. “AS” ka raportuar të enjten se Dembele tashmë ka arritur marrëveshje me PSG-në, pasi përfundimisht ka refuzuar ofertën e Barcelonës për ta rinovuar kontratën që i skadon muajin e ardhshëm.
Dembele me kampionin e Francës do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të zyrtarizohet si përforcim për sezonin e ri, javën e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari do të jetë përforcimi i parë i PSG-së këtë verë dhe do ta zëvendësojë argjentinasin Angel Di Maria, të cilit nuk i është vazhduar kontrata. Dembele është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro, çmim të cilin nuk arriti ta arsyetojë asnjëherë për shkak të lëndimeve të shpeshta tek ekipi spanjoll.
Në sezonin 2021/22, Dembele pati dy gola e 13 asistime në 32 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.