Sport

Anderlechti konfirmon largimin e trajnerit Kompany

Vincent Kompany largohet nga Anderlechti. Njoftimin për largimin e ish-futbollistit të Manchester Cityt nga posti i trajnerit e ka konfirmuar të mërkurën klubi belg.

Kompany në vitin 2020 u emërua trajner i parë i ekipit mbretëror të Belgjikës.

Klubi i ka uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme si trajner. Në njoftim thuhet se ishte, është dhe do të mbetet një ikonë e klubit të madh belg. Kompany i është falënderues klubit për mundësinë e dhënë.

“Jam krenar që arrita të filloj këtë kapitull të ri në klubin e zemrës sime. Tani kam qenë lojtar dhe trajner i Anderlechtit, por mbi të gjitha mbetem një tifoz besnik”, ka thënë Kompany të mërkurën për faqen zyrtare të klubit.

Kompany ka nisur bisedimet për t’u bërë trajner i Burnleyt.