Sport

Lodi drejt Newcastlet

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Renan Lodi pritet të largohet nga Atletico Madridi për t’u transferuar në Angli te Newcastle Unitedi. “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën se Lodi është pajtuar me kushtet e ofruara nga ekipi anglez, i cili është në negociata me Atleticon për lirimin e tij.

Newcastle është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për Lodin, i cili ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2025. Reprezentuesi i Brazilit këtë edicion ka treguar paraqitje të mira tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua para tre vjetësh.

24-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.