Kylian Mbappe edhe zyrtarisht do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Francezi e ka konfirmuar të ardhmen e tij pak para ndeshjes së fundit të PSG-së në Ligue 1 për këtë sezon.
Para tifozëve, 23-vjeçari mbajti në dorë një fanellë ku shkruante “Mbappe, 2025”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë gjithmonë kam thënë se Parisi është shtëpia ime. Dua të fitojmë tituj këtu dhe të argëtohemi së bashku si gjithmonë. Faleminderit", ka thënë Mbappe para tifozëve në "Parc des Princes".
Mbappe ka rinovuar me PSG-në deri në vitin 2025, ku do të ketë benifite të jashtëzakonshme në kontratë, siç u raportua në media më herët gjatë ditës.
Deri të shtunën, gjasat më të mëdha ishin që Mbappe të transferohej te Real Madridi, por në fund, oferta e PSG-së ishte e parefuzueshme për të.
Federata Spanjolle e Futbollit e ka raportuar në UEFA rinovimin e Mbappes me PSG-në, me pretendimin se do ta godasë stabilitetin financiar të futbollit evropian.